Gatime nga zonja Albana, Sallatë me lulelakër dhe majonezë/Mollë e pjekur me tërshërë

15 Nëntor 2021, 13:21

Mollë e pjekur me tërshërë

Përbërësit:

2 mollë

2-3 lgj tërshërë 

Arra të thërrmuara 

Mjaltë

Kanellë

Gjalpë 

Përgatitja:

Pastrojmë mollët nga brenda dhe i vendosim në një tavë të lyer me pak gjalpë. Përziejmë tërshërën me arra të thërrmuara dhe kanellë pluhur. Me këtë masë mbushim mollët. I spërkasim me mjaltë dhe në fund vendosim mbi mbushje një copëz gjalpë. I vendosim mollët në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë celsius derisa të marrin ngjyrë të artë.

SALLATË ME LULELAKËR DHE MAJONEZË 

Përbërësit:

1 lulelakër

Lëng limoni

Majonezë 

Kripë, piper 

Përgatitja:

Vendosim lulelakrën në ujë me kripë dhe pak lëng limoni dhe sapo të nisë uji të vlojë e largojmë menjëherë. E kullojmë mirë dhe pasi të thahet pak e kalojmë në rende. I hedhim majonezë, kripë, piper dhe e servirim me fileto peshku.