Gatime nga zonja Albana, Sallatë patatesh me majonezë

17 Janar 2022, 11:52

Sallatë patatesh me majonezë

Përbërësit:

2-3 patate mesatare

3-4 qepë të njoma

1 spec i kuq

2 vezë të ziera

100 gr kastraveca turshi

4 lgj majonezë

5 lgj ajke ose kos

Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht lajmë patatet dhe ashtu të paqëruara i vendosim të ziejnë në ujë me kripë. Më pas qërojmë patatet dhe i presim në kubikë mesatarë. I vendosim patatet në një sallatiere ku shtojmë vezët e ziera, specin e kuq, kastravecat turshi dhe qepët e njoma të prera hollë në rondele.

Majonezën e përziejmë me ajkën ose kosin, kripë, piper dhe marinojmë sallatën, të cilën para se ta konsumojmë e vendosim për pak minuta në frigorifer.