Gatime nga zonja Albana, Sallatë ruse me panxhar

24 Dhjetor 2021, 11:35

Sallatë ruse me panxhar

Përbërësit:

½ kg patate

2-3 karrota

1 panxhar të vogël

4 kastraveca turshi

50 gr bizele

50 gr fasule

1 vezë e zier

150 gr djathë kaçkavall

100 gr proshutë

6 lgj majonezë

1 lgj uthull

Kripë

Përgatitja:

Fillimisht vendosim perimet të ziejnë dhe më pas i lemë të ftohen dhe i presim në kubikë të vegjël. Bashkojmë të gjithë përbërësit në një tas ku kemi vendosur majonezën. Shtojmë kripë dhe pak uthull dhe i trazojmë mirë.