Gatime nga zonja Albana, Sekreti i kekut si sfungjer me copëza çokollatë

19 Nëntor 2021, 10:26

Sekreti i  kekut si sfungjer  me copëza çokollatë

Përbërësit:

2 vezë

200 gr sheqer

1 bustinë vanilje

100 ml vaj / gjalpë

100 ml qumësht

220 gr miell

1 bustinë pluhur pjekës

Pak kripë

Grimca çokollate

Përgatitja:

Vendosim në një enë vezët me sheqerin dhe vaniljen. I rrahim në mikser dhe më pas shtojmë vajin /gjalpin dhe qumështin. Tek mielli pasi t’a kemi situr shtojmë pluhurin pjekës dhe pak kripë. E shtojmë gradualisht tek masa duke e trazuar mirë. Sipas dëshirës shtojmë copëza çokollate dhe e vendosim kekun në forma të vogla (të mbushura deri në gjysmë). I vendosim të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta.