Gatime nga zonja Albana, Shqeto përmeti

20 Janar 2022, 10:37

Shqeto permeti

Përbërësit:

700-800 gr mish qengji

 1 qepë

1 lgj gjalpë

 1 litër ujë

150 gr miell

250 ml qumësht

 2 të verdha veze

1 limon

1 tufë majdanoz

 kripë, piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht presim mishin në racione dhe e vendosim në tenxhere së bashku me një qepë të paprerë dhe një lugë gjelle gjalpë. E kaurdisim fort derisa mishi të ndryshojë ngjyrë dhe më pas shtojmë rreth një litër ujë dhe e lemë të ziejë për 30 minuta.

Në një tigan hedhim miellin dhe e skuqim për 5-7 min. Më pas e largojmë nga zjarri dhe e lemë të ftohet duke hedhur rreth 250 ml qumësht ose kos. E rrahim fort derisa të bëhet një tretësirë homogjene. Shtojmë në të pak majdanoz të grirë dhe masën e përgatitur e hedhim në tenxheren e mishit. E përziejmë sa të marrë valë dhe e lemë për 5-10 minuta në temperaturë të ulet. Në fund, shtojmë dy të verdha veze të rrahura me një kokërr limoni.

E servirim gatimin të ngrohtë me pak gjalpë të tretur dhe piper të zi.