Gatime nga zonja Albana, Si të përgatisim vetë majonezën në shtëpi thjeshtë dhe shpejtë

9 Dhjetor 2021, 10:59

Si të përgatisim vetë majonezën në shtëpi thjeshtë dhe shpejtë

Përbërësit:

2 patate

2 të verdha vezësh

1 lgj mustardë

Lëngu i ½ limon

Vaj ulliri

Kripë, piper i bardhë

Përgatitja:

Pasi kemi zjerë patatet ashtu të nxehta siç janë i kalojmë në rende. Shtojmë kripë, mustardë dhe dy të verdha veze. I trazojmë mirë derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. Pak nga pak shtojmë vajin e ullirit duke vazhduar trazimin pa ndërprerje. Në fund shtojmë lëngun e limonit, 3 lugë ujë të nxehtë e trazojmë dhe e shërbejmë si shoqëruese të një gatimi me mish apo peshk.