Gatime nga zonja Albana, Si të ruajmë mandarinat për një kohë të gjatë

11 Shkurt 2022, 11:20

Si të ruajmë mandarinat për një kohë të gjatë

Përbërësit:

2 kg mandarina

180 gr sheqer 

1 shkop kanelle

Përgatitja:

Qërojmë mandarinat,  i vendosim në një kavanoz qelqi dhe i mbushim me ujë deri në grykë të kavanozit. Marrim një tenxhere, vendosim ujë, shtojmë sheqerin dhe shkopin e kanellës. 

Ujin që kemi mbuluar mandarinat në kavanoz e derdhim dhe shtojmë ujin e sherbetosur të nxehtë. E mbyllim kavanozin hermetikisht dhe e mbulojmë me një pecetë.