Gatime nga zonja Albana, Si të ruajmë pulën pa frigorifer

13 Janar 2022, 10:44

Si të ruajmë pulën pa frigorifer  

Përbërësit:

4 kg mish pule

4 lugë gjelle kripë

piper I zi

spec I kuq pluhur

4 lugë gjelle uthull

4 kokrra qepë

1 tufë majdanoz

Përgatitja:

Mishin e lajmë dhe e thajmë me letër kuzhine.Qepët i presim rrethore i vendosim në fund të kavanozit me majdanoz. I vendosim kofshët e pulës në pozicion drejt.Mbas larjes i kemi kriposur dhe i kemi marinuar erëzat dhe uthull i përziejmë mirë. Sic thamë që cungjet i vendsim në pozicion drejt, shtojmë qëpë sic është dhe majdanoz. Më pas shtojmë krahët e pulës. Mbulojmë kapakun. Në një tenxhere vendosim pecetë ose letër kuzhine, i mbulojmë me ujë të ftohtë derisa të mbulohet dhe kapaku. E lëmë të ziejë në zjarr të avasht për 5-6 orë. E lëmë të ftohet uji dhe  i fshijmë kavanozët.