Gatime nga zonja Albana , Simite si sfungjer, me miell dhe qumësht

15 Tetor 2021, 10:03 | Përditesimi i fundit: 2021-10-15 12:38:45

SIMITE SI SFUNGJER

Përbërësit:

15 gr maja buke

200 ml qumësht i vakët

100 ml ujë i vakët

1 vezë

780 gr miell

3 lç kripë

Përgatitja:

Hedhim qumështin e vakët tek majaja e freskët duke shtuar dhe ujin e vakët. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit dhe më pas shtojmë 1 kokërr vezë dhe kripë. Hedhim gradualisht miellin duke e trazuar mirë masën e brumit. E lemë brumin të pushojë për 5 minuta dhe më pas e punojmë përsëri. E mbulojmë me një pecetë kuzhine dhe e lemë të pushojë në një vend të ngrohtë (për 1 orë – 1 orë e 30 minuta).

Më pas e ndajmë brumin në 12 toptha të vegjël. I vendosim në një tepsi (barazlarguar nga njëra-tjetra) duke i lenë sërisht 1 orë. Pas këtij minutazhi e vendosim tepsinë në furrë të parangrohur dhe i lemë simitet të piqen në 200 gradë për 15 minuta.