Gatime nga zonja Albana, Supa e pulës me e veçantë dhe më e shijshme/ Sallatë me patate dhe lakër

10 Nëntor 2021, 10:59

MINI PIZZA ME QOFTE

Përbërësit

330 gr miell

200 ml qumësht

2 lgj vaj ulliri

½ lugë kafeje kripë

pak sheqer

maja birre

400 gr mish i grirë

2 qepë

kripë

piper i zi

piper i kuq

Përgatitja:

Hedhim tek qumështi kripën, sheqerin, vajin dhe majanë e birrës. E trazojmë mirë dhe më pas shtojmë miellin gradualisht. E punojmë brumin dhe e lemë të vijë për 30 minuta.

Tek mishi i grirë shtojmë qepën, kripën, piperin e zi dhe piperin e kuq. E punojmë brumin e qofteve dhe e vendosim në frigorifer për rreth 30 minuta.

Më pas marrim brumin dhe e ndajmë në toptha të vegjël. I vendosim në një tepsi dhe i lemë sërish të pushojnë. Pas pak secilës ndarje i bejme nga një gropë të vogël në mes ku vendosim nga një qofte. Rrahim një vezë dhe lyejme me furçë mini pizat e krijuara. I spërkasim në fund me djathë kaçkavall të grirë dhe i vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë për 30 minuta.

SUPË PULE

Përbërësit:

gjoks pule

karrotë

selino

qepë

miell

qumësht

gjalpë

kripë

piper i zi

piper i kuq

Përgatitja:

Fillimisht ziejmë pulën së bashku me perimet. Më pas lëngun e përftuar e kullojmë.

Në një tenxhere kaurdisim gjalpin me miellin për të krijuar beshamelin. Shtojmë buljonin  (e përftuar nga pula dhe perimet) si dhe gjoksin e pulës të cilin e kemi bërë fije fije. Hedhim dhe pak qumësht dhe e lemë supën të marrë valë.

Aromatizojmë pak vajin e ullirit me piper të kuq dhe e shtojmë tek supa në momentin që e servirim.

SALLATË ME PATATE DHE LAKËR TË KUQE

Përgatitja:

3 patate të mëdha

½ lakër të kuqe

1 karrotë

1 tufë majdanoz

2 qepë të njoma

1 limon (lëngu)

1 lgj mustardë

2-3 lgj vaj ulliri

kripë

piper i zi

piper i kuq

Përbërësit:

Ziejmë patatet në ujë të vluar me kripë. I lemë patatet të ftohen dhe më pas i presim në kubikë dhe i vendosim në një sallatiere ku shtojmë qepët e njoma të prera në rondele, lakrën e kuqe të prerë mesatarisht, karrotën dhe majdnozin e freskët.

Trazojmë në një enë vajin e ullirit me mustardë, lëng limoni, kripë, piper të zi dhe piper të kuq dhe marinojmë sallatën.