Gatime nga zonja Albana, Supa trahana

2 Nëntor 2021, 10:43 | Përditesimi i fundit: 2021-11-02 10:45:02

SUPA TRAHANA

Përbërësit:

1 qepë e madhe

200 gr domate

30 gr gjalpë

1 litër lëng mishi

½ lugë kafeje rozmarinë

150 gr trahana

1 tufëz majdanoz

Kripë, piper i freskët

100 gr djathë kaçkavall i grirë

Përgatitja:

Pastrojmë qepën dhe e presim në kubikë të vegjël. Gjithashtu dhe domatet i presim në kubikë pasi i kemi hequr lëkurën.

Kaurdisim fillimisht qepën në një tigan me gjalpë. Shtojmë më pas domatet dhe vazhdojmë kaurdisjen bashkë me qepën. Pas 3-4 minutave shtojmë lëngun e mishit dhe sapo lëngu të fillojë të marrë valë shtojmë trahananë. Vendosim kapakun dhe e lemë supën të marrë valë për 20 minuta në temperaturë të ulët.

Në fund e spërkasim supën trahana me majdanoz, piper dhe djathë kaçkavall të grirë në rende.