Gatime nga zonja Albana, Supë dimri me oriz

5 Janar 2022, 10:58

Supa me oriz e Shqipërisë së Mesme

Përbërësit:

100 gr oriz

1/2 lgj gjalpë

 1/2 lgj vaj ulliri

 1 qepë

1/2 tufë majdanoz

2 lugë koncentrat

 1 lugë miell gruri

 1 lugë salcë, piper

Përgatitja:

Fillimisht vendosim orizin në ujë të nxehtë. Skuqim qepën me pak gjalpë dhe vaj ulliri. Tek qepa shtojmë pak kripë, kur zbutet qepa shtojmë salcën. Në një tenxhere tjetër me 1 litër ujë shtojmë koncentratin dhe orizin dhe e lemë të ziejë në temperaturë të ulët. Kontrollojmë shijen për kripë duke patur kujdes pasi kemi përdorur koncentrat. Pasi orizi ka zjerë shtojmë salcën e përgatitur me qepë. Shtojmë dhe pak miell me pak vaj ulliri dhe e lemë supën të ajkoset për pak minuta. E servirim supën të ngrohtë spërkatur me piper të zi dhe majdanoz.