Gatime nga zonja Albana, Supë e shpejtë me lulelakër

7 Janar 2022, 11:05

Supë e shpejtë me lulelakër

Përbërësit:

1 lulelakër të vogël

1 qepë

1 patate

2 thelpinj hudhër

1 kokërr limon

2 degë trumze

Buljon perimesh

Vaj ulliri

Kripë, piper

Përgatitja:

Vendosim në një tavë lulelakrën, hudhrën, pataten e prerë në kubikë dhe qepën. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180 gradë për 20 minuta dhe i lemë perimet të piqen derisa të marrin ngjyrë të artë. Më pas i kalojmë perimet në blender duke i shtuar lëngun e limonit, vajin e ullirit (ose gjalpë) dhe buljonin e perimeve. E kalojmë supën për pak minuta në zjarr të ulët dhe e servirim të ngrohtë spërkatur me vaj ulliri, piper dhe trumzë.