Gatime nga zonja Albana, Supë krem karrote, patate dhe xhinxhër

22 Nëntor 2021, 10:19

Supë krem karrote, patate dhe xhinxhër

Përbërësit:

2-3 patate

5-6 karrota

2 thelpinj hudhër

1 fetë xhinxhër

1.5 litër ujë

1 bustinë koncentrat pule

3 lgj vaj ulliri

100 gr djathë parmixhano

kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht presim në kubikë të vegjël të gjitha perimet. Më pas aromatizojmë vajin e ullirit me 2 thelpinj hudhër. Largojmë hudhrat nga vaji (pasi ato të jenë zverdhur) dhe vendosim perimet të cilat i kaurdisim për 2-3 minuta. Ujin e kemi ngrohur së bashku me koncentratin e pulës, shtojmë kripë e piper dhe e hedhim buljonin tek perimet. E lemë supën të ziejë për rreth 20 minuta. Pasi perimet të jenë zjerë plotësisht e kthejmë supën në krem dhe e servirim me djathë parmixhano të grirë.