Gatime nga zonja Albana, Supë krem me arra

22 Dhjetor 2021, 10:46

SUPË KREM ME ARRA

Përbërësit:

800 ml lëng pule

1 filxhan çaji me arra të grira

1 qepë e vogël

1 degëz selino

1 majë luge arrë moskat

2-3 lgj gjalpë

2 lgj miell

½ filxhan çaji qumësht

1 filxhan pana

Kripë, piper

Përgatitja:

Vendosim në një tenxhere lëngun e pulës dhe e përziejmë me arrat e grira, qepën e grirë imët, selinonë dhe arrën moskat. E lemë lëngun e pulës të marrë valë për disa minuta, më pas ulim temperaturën e sobës dhe e lemë të ziejë sa më ngadalë.

Pasi supa të jetë ftohur pak e kalojmë në mikser dhe e kthejmë në një pure kremoze.

Në një tenxhere tresim gjalpin dhe kaurdisim miellin derisa të ndryshojë ngjyrë. Më pas shtojmë qumështin dhe e lemë të marrë valë për 1 minutë duke e përzier pa ndërprerje. Pasi lëngu të jetë trashur, hedhim purenë me arra në tenxhere dhe vazhdojmë trazimin. Në fund, sipas dëshirës mund të shtojmë pak pana dhe e servirim menjëherë të ngrohtë.