Gatime nga zonja Albana, Supë krem me patate, presh dhe karkaleca

4 Nëntor 2021, 10:28

SUPË KREM ME PATATE, PRESH DHE KARKALECA

Përbërësit:

1 qepë

3 lgj vaj ulliri

300 gr presh

200 gr patate

1.5 litër buljon pule

2-3 lgj lëng limoni

200 ml pana

150 gr karkaleca

Kumin, shafran

Kripë, piper

Pak gjalpë

Bar qepe të grirë

Përgatitja:

Në një tenxhere me vaj ulliri kaurdisim fillmisht qepën dhe e lemë derisa të tretet, Më pas vendosim tek qepa preshin dhe patatet. Shtojmë kuminin dhe shafranin dhe vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta. Më pas hedhim buljonin, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë supën të ziejë për rreth 15 minuta.

Masën e kalojmë më pas në blender duke i shtuar panën dhe lëngun e limonit.

Në një tigan me pak gjalpë kaurdisim karkalecat për pak çaste. Servirim supën krem me karkaleca duke e spërkatur me bar qepësh të grirë.