Gatime nga zonja Albana, Supë krem pule

21 Shkurt 2022, 10:43

SUPË KREM PULE 

Përbërësit:

300 gr mish pule

 1 qepë mesatare

 1 lgj miell

 2 thelpinj hudhër

 1 lgj gjalpë

  arrë moskat

 kripë

 piper

Përgatitja:

Ziejmë mishin e pulës në një tenxhere me ujë të bollshëm.

Kaurdisim një qepë të grirë imët, shtojmë më pas copëzat e mishit të pulës së bashku me buljonin. Sapo të marrë valë shtojmë miellin e tretur në pak qumësht. Rregullojmë shijen me  kripë, piper, arrë moskat dhe e lemë supën derisa të marrë formën e një kremi. E servirim supën të ngrohtë me majdanoz dhe lëkurë limoni të grirë.