Gatime nga zonja Albana, Supë magjerica

20 Janar 2022, 10:43

Supe magjerica

Përbërësit:

250-300 gr të brendshme

50 gr gjalpë

3 lgj oriz

2-3 qepë të njoma

1 vezë

1/2 limon

kopër, kripë, piper i zi

Përgatitja:

Të brendshmet e mishit pasi i kemi shpëlarë mirë i përvëlojmë në ujë të vluar, më pas i kullojmë dhe i presim në kubikë të vegjël.

Në një tenxhere me gjalpë kaurdisim qepët e njoma (kryesisht pjesën e bardhë) derisa të ulin vëllimin, shtojmë më pas të brendshmet dhe vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta. Më pas shtojmë pak nga lëngu i zierjes së të brendshmeve dhe orizin. E lemë supën të ziejë për rreth 15 minuta. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe më pas e presim me vezë dhe limon. Në fund shtojmë kopër të grirë imët  dhe piper të zi kokërr të bluar.