Gatime nga zonja Albana, Supë me çikore

22 Shkurt 2022, 11:11

Supë me çikore

Përbërësit:

1 dorë cikore

1 degë selino

1 qepë të vogël

2 karrota të mëdha

2 thelpinj hudhër

2 lgj qiqra

2 lgj thjerrëza të kuqe

2 lgj makarona për supë

1 domate të grirë në rende

2-3 lgj vaj ulliri

Kripë, piper

Përgatitja:

Kaurdisim qepën e grirë imët së bashku me thelpinjtë e hudhrës të prera në feta të holla. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë selinonë dhe karrotat dhe vazhdojmë kaurdisjen për 3-4 minuta. Më pas shtojmë domaten të grirë në rende, çikoren, qiqrat e ziera me parë, thjerrëzat e kuqe dhe makaronat. Shtojme ujë ose buljon dhe e lemë supën të zierje në temperaturë mesatare. Në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper, e lemë pak të ajkoset dhe e servirim të ngrohtë.