Gatime nga zonja Albana, Supë me kungull dimri dhe xhinxhër

16 Dhjetor 2021, 10:49

Supë me kungull dimri dhe xhinxhër

Përbërësit:

1 qepë të kuqe

400-500 gr kungull të verdhë

1 patate mesatare

1 rrënjë të vogël xhinxheri
100 ml kos
Vaj ulliri
Kripë, piper
Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë dhe presim kungullin në kubikë. Kaurdisim qepën e prerë hollë me pak vaj ulliri. Shtojmë kungullin dhe pataten dhe e lemë të ziejë duke shtuar herë pas here pak ujë. Pasi kungulli dhe patatja të jenë zjerë shtojmë xhinxherin e grirë dhe kosin dhe e lemë supën të marrë një valë ngadalë në temperaturë të ulët. Në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper, e vendosim në frulator dhe e kthejmë supën në krem. E servirim të ngrohtë duke e spërkatur me pak vaj ulliri.