Gatime nga zonja Albana, Supë me lulelakër, presh dhe patate

1 Dhjetor 2021, 10:10 | Përditesimi i fundit: 2021-12-01 12:25:22

Supa më e shijshme me lulelakër, presh dhe patate 
Përbërësit:


1.5 litër lëng mishi
300 gr lulelakër
2-3 presh
2-3 patate
½ gotë bizele
1 filxhan kafeje vaj ose gjalpë
1 tufë majdanoz
Kripë, piper
Përgatitja:

Fillimisht presim të bardhat e preshëve në copa me gjatësi 2-3 cm dhe i kaurdisim pak.  Më pas në lëng mishi ose ujë të vluar hedhim preshin e kaurdisur, lulelakrën e copëtuar në lule, patatet të prera në kubikë dhe bizelet e ziera. I lemë perimet të zbuten dhe në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe majdanoz të grirë imët. Sipas dëshirës këtë supë mund t’a presim dhe me vezë dhe limon.