Gatime nga zonja Albana, Supë me mish pule, spinaq, kos dhe vezë

11 Janar 2022, 10:48

Supë me mish pule, spinaq, kos dhe vezë

Përbërësit:

Mish pule

1 kokërr qepë

1 lgj gjalpë

1 lgj vaj ulliri

1 filxhan me spinaq (kryesisht pjesa e kërcellit)

200 gr kos të trashë

2 lugë miell

1 vezë

Kripë, piper i zi, piper i kuq

Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim qepën e grirë imët me 1 lugë gjalpë, më pas shtojmë mishin e pulës të prerë në copëza. E kaurdisim për 1 minutë, shtojmë ujë në masë të përbërësve dhe e lemë mishin të ziejë ngadalë në temperaturë mesatare.

Ndërkohë në një tigan skuqim për pak minuta pjesën e kërcenjve të spinaqit. I spërkasim me pak piper të kuq dhe i shtojmë tek mishi. Rrahim vezën me kosin dhe miellin dhe e shtojmë në tenxhere. Rregullojmë në fund shijen me kripë dhe  piper të zi dhe e servirim supën të ngrohtë.