Gatime nga zonja Albana, Supë me oriz dhe zarzavate

12 Janar 2022, 11:19

Supë me oriz dhe zarzavate

Përbërësit:

1 lgj gjalpë

1 patate mesatare

2 presh (pjesa e bardhë)

150 gr spinaq

1.5 litër lëng mishi

150 gr oriz

Kripë, piper

Djathë kaçkavall

Përgatitja:

Tresim gjalpin në një tenxhere në temperaturë të ulët. Shtojmë pataten të prerë në kubikë, preshin të prerë në rondele dhe spinaqin. I kaurdisim për pak minuta, më pas shtojmë lëngun e mishit, vendosim kapakun dhe e lemë supën të vlojë në temperaturë të ulët për 10 minuta. Shtojmë orizin e trazojmë dhe e lemë supën dhe për 15 minuta të përfundojë. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe e servirim me djathë parmixhano.