Gatime nga zonja Albana, Supë me presh

17 Shkurt 2022, 11:08

Supë me presh

Përbërësit:

1 qepë të thatë

300 gr presh

250 gr patate

4 lgj vaj ulliri

50 ml verë të bardhë

½ lgj koncentrat

Kripë, piper i zi

Për servirje:

Lëkurë e grirë limoni

Piper, rigon, trumzë

Përgatitja:

Grijmë imët qepën dhe e kaurdisim në vaj ulliri derisa të bëhet transparente. Më pas vendosim preshin të prerë hollë në rondele dhe vazhdojmë kaurdisjen. Ndihmojmë kaurdisjen për zbutjen e preshit me pak kripë. Shtojmë pataten të prerë në kubikë të vegjël dhe vazhdojmë kaurdisjen.  Më pas shtojmë ujë të ngrohtë me 1 lugë koncentrat dhe e lemë supën të ziejë në temperaturë mesatare. Pasi supa të jetë gati e kalojmë në blender dhe e servirim spërkatur me lëkurë limoni të grirë hollë, piper të zi, rigon dhe trumzë.