Gatime nga zonja Albana, Supë me spinaq

28 Janar 2022, 11:23

Supë me spinaq

Përbërësit:

1 kg spinaq

1 qepë

3 qepë të njoma

1 limon

1 lugë kos

1 lugë gjalpë

100 ml vaj ulliri

1 tufë kopër

arrë moskat

kripë

Përgatitja:

Lajmë mirë spinaqin, ndajmë me duar gjethet në disa pjesë dhe I lëmë të kullojnë. Presim në kubë qepët dhe grijmë hollë koprën.  Në një tenxhere vendosim vaj ulliri dhe gjalpë. Shtojmë qepën dhe e skuqim për pak minuta. Sa pa marrë ngjyrë ende, shtojmë spinaqin. E mbyllim tenxheren me kapak, derisa spinaqi të nxjerrë  lëngjet.

Shtojmë një sasi mesatare të lëngut të pulës, duke qenë se një pjesë e lëngut është nxjerrë nga spinaqi.Shtojmë kosin, limonin dhe koprën. I lëmë të ziejnë për 20 minuta dhe më pas e kalojmë në makineri.