Gatime nga zonja Albana, Supë me thjerrëza me shumë shije

20 Dhjetor 2021, 12:08

Supa më e shijshme me thjerrëza, ideale për këtë stinë

Përbërësit:

1 filxhan çaji thjerrëza

1 kokërr qepë

1 thelpi hudhër
1 spec i kuq

2-3 karrota

4 lgj vaj ulliri

Uthull

Majdanoz

Koncentrat

Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht vendosim thjerrëzat në një tenxhere dhe pasi të marrin një valë, derdhim ujin e parë dhe i shpëlajmë mirë. I mbushim përsëri me ujë dhe i vendosim në sobë për t’u zier. Ndërkohë presim karrotat, qepën, specin dhe hudhrën në kubikë të vegjël dhe ia shtojmë thjerrëzave. Rregullojmë shijen me pak koncentrat perimesh, kripë, piper dhe vaj ulliri.

Në fund shtojmë tek supa pak uthull dhe majdanoz të freskët të grirë hollë. Fikim sobën dhe e lemë supën për rreth 10 minuta të ajkoset dhe më pas e kemi gati për t’a servirur.