Gatime nga zonja Albana, Tartë me speca

26 Janar 2022, 11:55

Tartë me speca 

Përgatitja:

 1 petë e gatshme ose e bërë vetë

 3-4 speca të kuq dhe jeshil

 350 gr sallam

 200 gr djathë të bardhë

100 gr djathë kaçkavall

 2 kokrra vezë

 1 fç qumësht

 1 lgj majonezë

 1 tufë majdanoz

 vaj ulliri, kripë, piper

mish të grirë

kërpudha

domate te vogla

Përbërësit:

Fillimisht në një tigan me pak vaj ulliri do të hedhim specat e prerë në copa, kërpudhat e prerë në copa, domate të prerë në copa, pak kripë dhe piper dhe pasi I kemi kaurdisur dhe është bërë gati masa, shtrojmë një tepsi petën, dhe fillimisht hedhim djathin e grirë, më pas masën të cilën e gatuam më parë në tigan dhe më pas djathin tjetër kackavall, dy kokrra vezë dhe pak majonez i përziejmë në një tas dhe ia hedhim masës sipër. Presim disa domate të vogla dhe ia vendosim në fund dhe e vendosim në furrë për tu pjekur. Më pas e nxjerrim nga furra, e lëmë të ftohet dhe është gati për servirje.