Gatime nga zonja Albana, Tavë me patate dhe mish të grirë

2 Shkurt 2022, 11:13

Tavë me patate dhe mish të grirë

Përbërësit:

1 kg patate

400 gr mish i grirë

1/2 gotë verë të kuqe

1 qepë

2 thelpinj hudhër

400 gr domate

djathë kaçkavall

piper i kuq

 piper i zi

rigon, kripë

majdanoz

Pwrgatitja:

Lajmë patatet dhe i presim në formë hëne, më pas i skuqim pak në tigan. Në një tenxhere vendosim mishin e grirë, qepën e grirë imët dhe hudhrën. I kaurdisim për pak minuta dhe më pas e shuajmë mishin me pak verë të kuqe. Sapo të avullojë alkooli shtojmë purenë e domates. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe e lemë salcën të marrë valë për rreth 7 minuta. 

Në një tavë vendosim patatet dhe salcën me mish të grirë. E mbulojmë me djathë të grirë, bishta qepësh të njoma, rigon dhe pak vaj ulliri. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 15 minuta.