Gatime nga zonja Albana, Tavë me patate dhe qumësht, 2 përbërës dhe plot shije

20 Dhjetor 2021, 12:04

Tavë me patate dhe qumësht, 2 përbërës dhe plot shije

Përbërësit:

4 patate

2 gota qumësht

80 gr gjalpë

100 gr djathë kaçkavall

Rozmarinë

Kripë

Përgatitja:

Fillimisht presim patatat në feta rrumbullake dhe i shtrojmë në një tavë të lyer me pak gjalpë. I spërkasim patatet me kripë dhe më pas shtojmë qumështin. Djathin kaçkavall e presim në kubikë të vegjël ose e grijmë në rende dhe e shtojmë mbi patatet. Në fund bëjmë një spërkatje me rozmarinë për aromë, vendosim disa copëza gjalpi vende-vende dhe i vendosim patatet në furrë të piqen në temperaturën 120 gradë për rreth 1 orë.