Gatime nga zonja Albana, Tortë me arrë kokosi

10 Dhjetor 2021, 11:26 | Përditesimi i fundit: 2021-12-10 12:33:21

TORTË ME ARRË KOKOSI

Përbërësit

Për kremin e kokosit:

250 ml qumësht

150 gr kokos

400 gr krem djathi

100 ml ajkë

100 gr sheqer pluhur

1 bustinë vanilje

10 gr pluhur xhelatine

Për bazën e tortës:

200 gr biskota

100 gr gjalpë

Përgatitja

Fillimisht vendosim xhelatinën të tretet me pak ujë.

Ndërkohë tek ena ku kemi vendosur qumështin shtojmë 100 gr arrë kokosi dhe e trazojmë mirë. Kremin e djathit e bashkojmë me ajkën e ëmbël, sheqerin pluhur, vaniljen dhe pjesën e mbetur të arrës së kokosit. Kësaj mase i shtojmë qumështin me kokos dhe xhelatinën e tretur.

Përgatisim bazën e ëmbëlsirës. Thërrmojmë biskotat dhe i përziejmë me gjalpë të zbutur derisa të formojmë bazën e tortës. Mbi bazën e biskotave vendosim kremin e kokosit dhe e lemë tortën të mpikset.