Gatime nga zonja Albana, Trahana me qumësht

6 Janar 2022, 10:18

Trahana me qumesht

Përbërësit:

1 ½ lugë trahana

1 gotë qumësht

1 lgj vaj ulliri

pak gjalpë

kripë, piper

arrë moskat

bukë e ndenjur ose e thekur

Përgatitja:

Skuqim trahananë në tigan, shtojmë qumështin e vakët dhe e përziejmë me lugë druri. E përziejmë vazhdimisiht derisa të trashet lëngu. Bukën e presim në copëza të vogla, shtojmë trahananë sipër bukës dhe e spërkasim me vaj ulliri.

Mënyra e dytë: tresim trahananë me qumësht. E vendosim në një tenxhere duke i shtuar pak vaj ulliri dhe pak gjalpë. Sapo të vlojë e hedhim trahananë mbi bukën e thërrmuar.