Gatime nga zonja Lefteri, Petanik me fasule, tradita korçare

27 Janar 2022, 12:01

Petanik me fasule 

Përbërësit:

10 petë të pjekura

1 petë e njomë

500 gr fasule të bardha

 250 ml vaj ulliri

kripë, piper i zi

arrë moskat

 1 vezë

Përgatitja:

Fillimisht marrim një tenxhere dhe ziejmë fasulen, pasi fasulja është zier, I hedhim kripë dhe pak vaj ulliri që mos të ngjiten me njëra-tjetrën. Më pas I lëmë që të ftohen. Marrim një tepsi dhe fillojmë përgatitjen e petanikut, hedhim petë nga pak, më pas shtojmë fasule dhe në fund vaj ulliri, duke krijuar disa shtresa. Sërish petë, spërkasim me vaj ulliri dhe më pas shtojmë fasule por jo në sasi të mëdha. Kështu vazhdojmë derisa tepsia të mbushet plot. Në fund vendosim një petë të butë dhe e vendosim për tu pjekur në furrë. Pas pjekjes e lëmë të ftohet dhe e servirim.