Gatimet e fëmijërisë, gatime nostalgji

30 Prill 2021, 10:50

Për shumë persona, gatimet para viteve 90’ edhe pse me pak përbërës mbeten më të pëlqyeret. Lefteri Gjosha autore e librave me receta të ndryshme tradicionale  në një intervistë nostalgji në emisionin “ Rreze Dielli” risjell në kujtime receta të vjetra shqiptare mjaft të shijshme.

Znj.Lefteri nëpërmjet eksperiencës së saj në kulinari dhe si amvisë tregoi  me nostalgji për ushqimin si pjesë e rëndësishme e traditës shqiptare por edhe si një element që mbledh familjes pranë tryezës.