Gazetari i huaj bashkëpunim me ’Pa Gjurme’, gjen adresën e 64-vjeçares korçare të humbur në Hamburg

26 Maj 2021, 18:31

Humbi kontaktet me familjen në Shqipëri më 4 nëntor të vitit 2020 gjendet në Hamburg Kristina Dauti. 64-vjeçarja me origjinë nga Korça, prej një viti ndodhej në shtetin gjerman e vetme, ku kishte shkuar për t’iu nënshtruar një operacioni. E transforuar, por fatmirësisht në gjendje të stabilizuar shëndetësore Krisitina flet pas 7 muajve nga humbja me kunatën e saj Vasilika Dauti e ftuar në ’Pa Gjurmë’. Falë emisionit në Report TV, një koleg gazetar nga Kosta Rika, pasi kishte ndjekur videon në kanalin e youtube nisi bashkëpunimin me stafin. Si për koicidencë të tijën, ai ishte personi i cili jo vetëm e kishte njohur shqiptaren në kampin ku jetonte në Hamburg, por edhe i kishte shërbyer. 64-vjecarja kishte përfunduar në një karrocë me rrota, ndërsa pak para se të humbiste kontaktet kishte shfaqur një gjendje të rënduar shëndetesore.