Gëzuar Shqipe, me xhubletë e flamur! Fotoja e Soela Zani bëhet virale në ditën e Pavarësisë

29 Nëntor 2023, 12:35

Fotoja e vajzës me emrin Franka me xhubletë dhe flamur e realizuar nga fotografja Soela Zani, u bë virale në rrjet në ditët e festave të nëntorit, teksa të gjithë e postuan duke i vënë diçitura nga më të ndryshmet. Në studion e Rreze Dielli, Soela  Zani tregoi sesi erdhi kjo ide, sa foto iu deshën për të arritur në shkrepjen perfekte së bashku në mjeshtërinë e valëvitjes se flamurit nga Anxhelika Kolevica.

“Nuk e dija që fotoja do merrte këto përmasa, edhe pse përkushtimi dhe dashuria me të cilën e bëra ishte i jashtëzakonshëm. Doja diçka të veçantë ku të gërshetoja flamurin dhe xhubletën, bashkë në një emocion të dyfishtë. Gëzuar këto festa kaq të bukura të cilat na tregojnë se përveçse ta duam vendin tonë, duhet të përpiqemi ta bëjmë atë më të begatë. Personalisht kudo që kam shkuar, nuk jam ndjerë më mirë se në Shqipërinë time”, - u shpreh fotografja e njohur.