Gjellë me bamje nga zonja Albana

6 Tetor 2022, 09:56 | Përditesimi i fundit: 2022-10-06 11:18:00

Gjellë me bamje

Përbërësit:

  • 500 gr bamje
  • 1 kokërr qepë
  • 1 spec
  • 1 domate
  • Vaj ulliri
  • Piper i kuq
  • Kripë, piper i zi
  • Domate qershi

Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim bamjet me pak vaj ulliri, më pas shtojmë specin e prerë. Paralelisht në një tigan tjetër kaurdisim qepën e grirë imët. Pasi qepa të bëhet transparente shtojmë domaten të grirë në rende dhe e lemë derisa të marrë valë dhe të marrrë formën e një salce.

Shtojmë bamjet e kaurdisura me specin. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe shtojmë pak ujë të ngrohtë në masë të përbërësve. E lemë gjellën të gatuhet në temperaturë mesatare dhe në fund shtojmë disa domate qershi.