Gjellë me bishtaja, qumësht dhe vezë nga zonja Albana

22 Nëntor 2022, 13:59

Gjellë me bishtaja, qumësht dhe vezë

Përbërësit:

  • 1 kg bishtaja
  • 1-2 lgj gjalpë
  • 2 qepë
  • 3 vezë
  • 500 ml qumësht
  • ½ lgj miell
  • 1 lgj koncentrat
  • 1 gjethe dafine
  • 1 tufë bimë aromatike
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Pasi pastrojmë bishtajat i presim në gjysmë dhe i kaurdisim në një tigan me yndyrë. Shtojmë dhe qepën e grirë shumë imët dhe vazhdojmë kaurdisjen duke e ndihmuar zbutjen me pak kripë. I lemë bishtajat të ziejnë për pak minuta duke shtuar dhe një gjethe dafine. Rrahim vezët me qumështin dhe me pak miell, këtë masë e shtojmë tek bishtajat së bashku me bimët aromatike. Në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë gatimin derisa qumështi me vezët të mpiksen.