Gjellë me mish viçi nga zonja Albana

8 Prill 2022, 11:34

Gjellë me mish viçi

Përbërësit

500 gr mishi

1 kungull

1 karrotë

1 patate

1 qepë

2 thelpi hudhër

Kripë, piper

Domate të thata

1 lgj salcë domate

 majdanoz

Përgatitja:

Në një tenxhere ziejmë fillimisht  mishin. Ndërkohë në një tigan grijmë qepën, hedhim pak vaj ulliri, dhe hudhrën, pasi qepa ka marr ngjyrë të artë hedhim patatetn dhe karrotat që I kemi prerë më parë në kubikë, dhe më pas edhe kungullin. Në fund shtojmë 1 lugë salcë domate, kripë, piper, dhe shtojmë mishin bashkë me ujin në të cilin e kemi zier, dhe i lëmë të marrin zierje sëbashku, derisa lëngu të trashet. Më pas është gati për servirje.