Gjellë vere me domate, speca dhe oriz, super shije nga zonja Albana

8 Qershor 2022, 12:27

Gjellë vere me domate, speca dhe oriz

Përbërësit:

  • 3 fk oriz
  • 1 qepë e thatë
  • 1 spec jeshil
  • 1 spec i kuq
  • 4 domate
  • Vaj ulliri
  • Spec djegës
  • Kripë, piper, rigon

Përgatitja:

Qepën e grirë mesatarisht e kaurdisim në tigan me vaj ulliri, mbas 5 minutash shtojmë specat e prera në kubikë, shtojmë kripë, piper mbas tre minutash kaurdisje, shtojmë domatet e prera në kubikë ku i kemi hequr lëkurën.

 Më pas shtojmë orizin e shpëlarë dhe e lëmë të ziejë me bulion perimesh ose ujë i thjeshtë. Rregullojmë shijen me kripë, piper, spec djegës dhe është gati për servirje.