Humbi kontaktet 8 ditë më parë gjendet Elderin Zamaku. Lajmin e konfirmon për emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV e motra Miranda Zamaku, e cila tha se 46-vjeçari është kthyer në banesën e tij në Rrëshen mëngjesin e kësaj të mërkure rreth orës 05:00 ’Vëllai ka mbërritur në Shqipëri, tashmë e kemi gjallë. Në orët e para kishte shkuar me këmbët e veta në shtëpinë tonë në Rrëshen. Është i vetëm se ne të gjithë jemi jashtë vendit. Dua t’ju falenderoj pa masë, për të gjitha çfarë bëtë’- u shpreh e emocionur motra I riu nga Rrësheni ndodhej në fshatin Makrohori të Verias, kur humbi gjurmët. Ai takoi për herë të fundit të motrën e tij Liljanën, në shtëpinë e saj për t'i kërkuar cigare dhe më pas u largua pa lënë asnjë gjurmë. Një ditë më parë në studion e emisionit ‘Pa Gjurmë’ një dëshmitar tha gjatë transmetimit live se Elderini ishte kapur nga policia mbrëmjen e datës 23 korrik në Kapshticë dhe se ishte kthyer në Shqipëri. Përgjatë gjithë këtyre ditëve ai kishte qëndruar në qytetin e Durrësit, pa njoftuar askënd. Po sipas të njëjtës dëshmi i riu që jetonte i vetëm ishte në një gjendje të rënduar shëndetësore. Dëshmitari premtoi se do të siguronte një foto të 46-vjeçarit, foto nga e cila dallohej qartë imazhi i të riut brenda banesës së tij. 46-vjeçari kishte probleme të vazhdueshme psikologjike, ndërsa së fundmi gjendja e tij ishte përkeqësuar edhe më shumë. Ndarja nga jeta e babait 15 vite më parë shkaktoi një dhembje të madhe tek ai,humbjen e të cilit nuk e përballoi dot. Që prej asaj kohe nisi të kurohej me ilaçe për shkak të gjendjes depresive që kaloi edhe pas ndarjes nga kjo jetë të nënës, me të cilën ishte mjaft i lidhur.
Gjendet 46-vjeçari,mbërrin me këmbët e veta në shtëpi/Motra zbulon të vërtetën në‘Pa Gjurme’
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Pa Gjurme-‘Djemtë më dolën nga burgu të sëmurë mendërisht’/Babai:Dua të zbuloj çfarë u bënë në qeli?
20 Nëntor, 01:24 -
Pa Gjurme-‘Po më vdiq nëna, me kë do të jetoj?’/Djali i sëmurë:Motrat e vëllezërit më kanë braktisur
19 Nëntor, 00:23 -
Pa Gjurme-“Me karrocën e barit nxjerr vajzën në oborr”/Qan nëna: 28 vjeçe, s’ka ecur e folur kurrë!
18 Nëntor, 01:42 -
Pa Gjurme-‘Lashë punën, xhelozonte për pronarin’/Gruaja:Vajza e denoncoi pasi tentoi të më godiste
13 Nëntor, 17:52 -
Pa Gjurme-‘Ia fala tradhtinë 3 herë, ajo nuk ndalej’/44-vjeçari:Më la fëmijët dhe iku me të dashurin
12 Nëntor, 17:00 -
Pa Gjurme-A është rrëmbyer Saxhide Disha?/I biri:Gjurmët e nënës i zbulova,ishte shumë afër shtëpisë
10 Nëntor, 17:49 -
Pa Gjurme-‘Nuk ia donim nusen, ajo na i largoi djalin’/Përballja vjehërr-nuse:Ku e zhduke tim bir?
10 Nëntor, 16:31 -
Pa Gjurme –10 mijë € për nënën e zhdukur!/Doli nga burgu pas 12 vitesh, zhduket edhe 34-vjeçari!
4 Nëntor, 17:53 -
Pa Gjurme-‘Flemë të uritur, s’kemi lekë as për ilaçe’/Çifti i moshuar: Na ndihmoni të jetojmë!
2 Nëntor, 20:22 -
Pa Gjurme- PËRBALLJE E FORTË BURRË–GRUA | Ajo: Më doje për para/ Ai: Mos mashtro, trego të vërtetën!
30 Tetor, 16:49 -
Pa Gjurme-‘Më trego ku e kam djalin!’/Përballja babë-shok për Entolin: Më telefonoi duke qarë!
29 Tetor, 17:23 -
Pa Gjurme-‘Gruaja e la, djali plagosi të dashurin e saj’/Babai: Doli nga burgu dhe m’u zhduk
22 Tetor, 12:41 -
Pa Gjurme- ‘Nëna vdiq, babai e la motrën në jetimore’/ Vëllai: E pashë Lizën në TV dhe dua ta njoh
9 Korrik, 18:04 -
Emisioni i plotë "Pa Gjurme" – “Foli me të fejuarën dhe fiku telefonin”/ Motra: Kam frikë se ka gabuar diku…
18 Qershor, 07:48 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - Ekskluzive/Thyen heshtjen vëllai i Eglant Koçit: S’dua ta besoj, ai i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 23:09 -
Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 17:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Kam mall për shokët e jetës’/I moshuari kërkon 2 miqtë që humbi pas ushtrisë e viteve ’90
3 Qershor, 17:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më la me tre fëmijët dhe iku me tjetrin’/I riu: Hodha poshtë babain, por ajo më tradhtoi
2 Qershor, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…
1 Qershor, 17:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘27 vite që si kam parë fëmijët’ Babai: Gruaja më iku kur isha në punë, vëllezërit e saj…
29 Maj, 17:23
