Gjendet një tjetër adoleshente e humbur, 15-vjeçarja u kap nga policia në Kamëz, familja: Nuk e dimë kush e fshehu këto ditë

20 Janar 2022, 18:42 | Përditesimi i fundit: 2022-01-20 21:40:40

Pas kthimit në banesë të 16-vjeçares nga Vlora, e cila ishte larguar më datë 14 janar të këtij viti gjendet edhe një tjetër adoleshente. Ajo u  denoncua e humbur nga familjarët gjatë transmetimit live në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report Tv.