Humbi gjurmët më 1 shkurt të këtij viti, por falë ’Pa Gjurmë’ në Report Tv gjendet Selim Lloçja. 33-vjeçari u gjet në qytetin e Vlorës, pas një prej dëshmive të rëndësishme që mbërriti në program. Një zotëri nga qytetit bregdetar dha adresën e saktë se ku jetonte prej 10 ditësh i riu nga fshati Labinot-Fushë i Elbasanit. I vëllai i 33-vjeçarit, Agim Lloçja nuk e kishte çuar ndër mend se këtë të premte do të takohej me të vëllanë për t’i dhënë një përqafim të ngrohtë. Emociunes momenti kur moderatorja Odeta Dume i komunikon live, Agimit se dikush kishte mbërritur në ambjentet e Report TV, aty ku për më shumë se 60 minuta priste i vëllai i tij Selim Lloçja. Sapo ky i fundit futet në studio të dy vëllezërit shpërthejnë në lot gëzimi. I riu me lot në sy nuk ngurroi t’i kërkojë falje live edhe të fejuarës së tij, për të cilën shpreh pendesën pse nuk mundi dot ta njoftonte. Odeta Dume: Po dal sepse dikush ka ardhur në ambjentet e Report TV. Ky është momenti kur pasi moderatorja Dume lë studion në pak momente suspansë për t’u rikthyer sërish. Pak minuta më pas Selimi hyn në studio, ku të dy vëllezërit shpërthejnë në lot. Pasi i dhurojnë një përqafim plot mall njëri-tjetrit, 33-vjecari zbulon edhe arsyen e vërtetë të largimit të tij nga banesa 10 ditë më parë. Agim Lloçja: Vëlla ku ishe ? Selim Lloçja: Në Vlorë Agim Lloçja: Pse e bëre këtë ? Selim Lloçja: Nga e keqja vëlla...nga e keqja. S’kisha bukë të haja, s’kisha asgjë… Agim Lloçja: Ke lalin këtu… Odeta Dume: Selim si je ? Selim Lloçja: Jam shumë mirë. Atë ditë që u largova isha te vjehrri, kur erdhën dy persona që më kërkuan për të punuar. Unë jeton në kushte të vështira, nga e keqja ika në Vlorë. Vëllain nuk e mora dot në telefon sepse m’u prish telefoni, nuk kisha mundësi. Odeta Dume: Çfarë pune ke bëre në Vlorë ? Selim Lloçja: Kam ounuar si çoban. Të gjitha rrobat që kam veshur për të ardhur këtu m’i ka blerë pronari. Më kanë mbajtur me bukë dhe më kanë trajtuar shumë mirë, i jam mirënjohës. Por e di që i kam shqetësuar dhe kam bërë një gabim. Më kishte marrë malli shumë për vëlla Agimin dhe për të fejuarën. Madje i kërkoj falje pafund për shqetësimin që i kam shkaktuar. Të fejuarës i them se e dua shumë. Agim Lloçja: Kisha shpresa sot do ta gjeja Selimi thotë se do të rikthehet sërish në Vlorë për të vazhduar punën si çoban atje, por kësaj here premtoi se do të marr me vete edhe të fejuarën e tij. Selim Lloçja: Do iki sërish në Vlorë të punoj atje, por kësaj herë do marr edhe të fejuarën me vete. Jam i emocionuar dhe nuk e prisja që do ndodhte kjo gjë. Agim Lloçja: E falenderoj shumë dhe pronarin që e ka E mbajtur, veçanërisht stafin tuaj që gjetët vëllain tim. Gjithë këto kohë mendja n aka shkuar tek e keqja, se ata persona që e erdhën me makinë e kishin rrëmbyer, por fale Zotit çdo gjë shkoi mirë.
Gjendet Selim Llocja/Hyn befas në transmetim live:‘Më fal vëlla,e bëra nga e keqja’
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Pa Gjurme-La burrin për kushëririn e tij, përplasen palët/ Vjehrra: Djalin do e rrisim ne, ti shko… (1 maj 2024)
1 Maj, 19:44 -
Pa Gjurme-17 vjeçarja braktiset nga partneri dhe prindërit/’Djalin dua ta lë në jetimore, vetë jam…’
30 Prill, 19:54 -
Pa Gjurme-Dera e shtëpisë u gjet hapur,40-vjeçarja shpallet e zhdukur/Ja kush person e ka rrëmbyer? (26.04.2024)
26 Prill, 19:33 -
Pa Gjurme-Zhdukja e shqiptarit në Bari/Motra: I kishte refuzuar policisë të kthehej në shtëpi (25 prill 2024)
25 Prill, 18:58 -
La burrin dhe u zhduk në ’91, zbulohen gjurmët në SHBA/E motra pas 33 vitesh:Mos të ketë frikë nga…(24 prill 2024)
24 Prill, 19:04 -
Pa Gjurme-I zhduket mbesa para 2 javësh, tezja alarmon live: E rrëmbyen 2 persona, po e shfrytëzojnë (23/04/2024)
23 Prill, 19:23 -
Pa Gjurme-‘Më dëboi nga shtëpia se donte punonjësen e tij’/Përballet gruaja me ish-burrin biznesmen (22/4/2024)
22 Prill, 19:00 -
Pa Gjurme-Shokuese/Zhduket 13-vjeçari,nëna zbulon skandalin me mësuesin:I jepte lekë t’i dërgonte në
19 Prill, 20:08 -
Pa Gjurme-‘Nënën e rrëmbeu dhe e zhduki motra’/Akuza e 53-vjeçarit: E bëri për të vjedhur pasurinë
18 Prill, 19:21 -
I mas*kruan gruan në Gjermani, bashkëshorti rrëfen ngjarjen: E laj si fëmijë, ajo… ( 15 Prill 2024)
15 Prill, 14:21 -
Pa Gjurme dorëzon foshnjen 11-muajshe në jetimore,prek nëna/’Kam bërë gabime, mos më ndani nga Emil’ (11 Prill 2024)
11 Prill, 14:16 -
Gruaja e braktisi në spital e i vodhi lekët/Prek 44-vjeçari:Familja më vrau për së gjalli (10 Prill 2024)
10 Prill, 14:15 -
E dëboi nga puna, infermierja me aftësi ndryshe përballet me mjeken: Më diskriminove (8 Prill 2024)
8 Prill, 14:08 -
Përballet çifti:Tradhtia jote më ndau nga fëmijët/Ajo: Je maskara, vajza nuk të do (4 Prill 2024)
4 Prill, 14:06 -
Ekskluzive/Mëson të vërtetën pas 60 vitesh,ish-komandati i ushtrisë dëgjon zërin e vajzës… (3 Prill 2024)
3 Prill, 14:05 -
‘Me gruan dal nga shtëpia,djali na dhun*n’/ Flet i droguari:Më ndihmoni, nuk dua t’i vr*s (2 Prill 2024)
2 Prill, 13:59 -
Nusen ia dhanë pa dëshirë, shokon 36-vjeçarja/ ’Tallej me fëmijët, mua më kyçte në shtëpi’ (1 Prill 2024)
1 Prill, 13:58 -
Jeta e frikshme e tre fëmijëve poshtë një plastmasi/Nëna: Lahemi në natyrë, flemë edhe… (29 mars 2024)
29 Mars, 13:57 -
Pa gjurmë - Vëllai i shiti shtëpinë,mbeti në rrugë’/Prej vitesh ndihmoi endacakun,preket e reja:S’dua ta besoj
28 Mars, 16:40 -
I vdes gruaja e vetme në dhomë/45-vjeçari: E lashë tek prindërit, s’di si përfundoi tek… (17 prill 2024)
17 Prill, 19:35