E braktisur nga babai biologjik 1 muaj para se të vinte në jetë, sot 25 vite më pas, kjo vajzë e re kërkon të thyejë heshtjen dhe të rrëfejë historinë e dhimbshme të jetës së saj. 25-vjeçarja nga Durrësi që prej momentit kur lindi deri në moshën 12-vjeçare jetoi me nënën dhe njerkun, pa e ditur që ky I fundit nuk ishte babai I saj biologjik. Një fatkeqësi që ndodhi në familjen Kulla bëri që vajza e mitur të mësonte të vërtetën që do i brengoste zemrën. Nëna e saj Nasybe Kulla në vitin 2009 pësoi një aksident automobilistik, I cili I la pasoja të rënda në kokë e pavarësisht operacionit, ajo nuk I mbijetoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë. Pas braktisjes nga babai biologjik dhe vdekjes së nënës, Xheni merr një tjetër goditje në jetë. E mitura braktiset edhe nga personi që e rriti, Fadil Kulla, e kështu kujdestarinë e saj e mori daja. E vogël asokohe, ajo nuk e kuptonte pse personi që ajo për 12 vite i thërriste baba, u largua pa dhënë asnjë shpjegim. Nuk kaloi shumë kohë dhe gjatë një feste familjare, Xheni mësoi se nuk ishte vajza biologjike e Fadilit, por se ai kishte qenë partneri I nënës së saj. Një lajm të tillë 13-vjeçarja nuk e priti aspak mirë, e kështu e vetmja strehë e ngrohtë ishte shtëpia e dajës së saj, atje ku jeton edhe sot. Jeta nuk u tregua shumë bujare me vajzën nga Durrësi, duke I mohuar asaj shumë momente të gëzueshme. Njerku që e rriti do të ndërronte jetë në vitin 2014, ndërsa 4 vite më pas, për herë të parë në jetën e saj do të shfaqej babai biologjik. I penduar për veprimet e së shkuarës, ai I është gjendur pranë vajzës në momente të vështira, por tashmë ka krijuar një jetë të re nga e cila ka tre fëmijë. Sot Xheni dëshiron që të krijojë një jetë të sajën, por në kushtet në të cilat ndodhet e ka të pamundur. Shtëpia që ka në Durrës është rrënuar dhe është e pabanueshme, ndërsa edhe pse ka mbaruar shkollën e lartë, nuk ka mundur të gjejë punë në profesionin e saj.
Gjyshja i zbulon sekretin e prindërve/Pas varrimit të nënës, 25-vjeçarja merr të trokasë...30.11.22
-
TAG:
- Pa Gjurme
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Më la në jetimore me emrin Serxhio’/Burri: Pas vdekjes së prindërve përjetova tradhtinë
26 Maj, 19:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| Pa Gjurme-‘Kam lypur për bukë, dua vetëm të gjej babain’/19-vjeçari:Nëna humbi jetën, u rrita jetim!
25 Maj, 18:42 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza më kërkoi ndihmë, mbrojta burrin nga frika’/Nëna:Vajzat m’i mori shteti, prindërit më dëbuan
22 Maj, 21:26 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘M’i morën vajzat padrejtësisht’/ Nëna: Burri meritonte burgun, por mua askush s’më mbrojti!
21 Maj, 19:17 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘E pamë në TV të shfrytëzuar në rrugë’/Motra: Mos ki frikë të kthehesh në shtëpi!
19 Maj, 18:08 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza kërkon të më gjejë burrë, unë mezi eci’/E moshuara: Duan të më marrin shtëpinë
18 Maj, 19:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|Gjendet 13-vjeçari nga Kavaja, trondit me dëshminë: Më dhanë të pija dhe të vidhja
15 Maj, 17:32 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Pas 29 vitesh zbulon vendodhjen e vajzës/Nëna:Eshtë në burg, ish-gruaja e burrit e ka parë
14 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Braktisi fëmijët, iku me të dashurin/Burri: Vajza më shokoi, e ka marrë nëna në çdo hotel
13 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Ditën që djali iku u dëgjuan krisma’/Babai: S’besoj se e vranë, ishte sinjal që më dhanë
12 Maj, 18:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Kunati ma shkatërroi vajzën që fëmijë’/Nëna: E martova ta shpëtoja, por dhëndri…
11 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘E lashë të dashurën, mësova se ishte shtatzënë’/ I riu: Dua të di a jam bërë baba?
8 Maj, 17:48 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vëllain e dëboi nëna, 15 vite i humbur’/Përplasja nënë-bijë:Ti ke gisht në zhdukjen e tij
7 Maj, 18:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Djalin ma morën në ’97, por e kam ende gjallë’/Nëna: Më gënjyen për vdekjen e tij
6 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘U zhduk duke lënë telefonin dhe portofolin në makinë’/Nëna:E shkatërroi ndarja nga vajzat
5 Maj, 18:16 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Më ka humbur djali,u fut në rrugën e vjedhjes’/Ish-gruaja-burrit:E shkatërrove që fëmijë!
4 Maj, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' | ‘E rraha në rrugë të moshuarin, i shkonte mbesës pas’/Gjyshja:E rrita unë,babai e braktisi
1 Maj, 18:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' |“U zhduk në agim dhe s’u pa më”/ 3 vite pa Toli Shqaun, flet vëllai: Nuk ka ikur vetë!
30 Prill, 18:26 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘U kthye e dhunuar dhe shtatzënë me të dashurin’/Babai:E prita për fëmijët, por iku sërish
29 Prill, 19:20 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Ia morën foshnjën se e quajtën nënë pa burrë’/Babai i fëmijës: Jam gjallë, dua djalin tim
28 Prill, 18:38
