Hakmarrja e Enver Hoxhës mbi familjen e Bajraktarit të Shoshit

27 Mars 2019, 06:59

Pjesa e dytë e historisë së rrallë të familjes së Bajraktarit të Shoshit, që nuk u pajtua kurrë me komunizmin. Pse Lulash Gjeloshi ishte armiku i përbetuar i Enver Hoxhës. Si nisi kryengritja e parë antikomuniste në Shosh me 22 qershor 1946… Hakmarrja e regjimit ndaj familjes së Bajraktarit, ekzekutimi i djalit, Lulashit 20 vjeçar në varrezat e Rrmajit në Shkodër, luftimet në mal të burrave të Shoshit kundër brigadave komuniste….Shuarja e kryengritjes në fund të vjeshtës 1946 dhe bilanci tragjik me të vrarë e të burgosur në katër brezat e familjes së Bajraktarit të Shoshit… 

Gegë Zef Fusha rrëfen në emisionin Dosja K në Report TV të gazetares Admirina Peçi, historinë legjendare të familjes së tij!