Haxhimakulle, ëmbëlsira e vjetër shkodrane me shërbet nga zonja Albana

14 Prill 2022, 12:36

Haxhimakulle – ëmbëlsirë me sherbet

Përbërësit:

500 gr miell

250 gr gjalpë i freskët

4 të verdha vezësh

4 lgj sheqer pluhur

1 lk sodë buke

Shërbeti:

500 gr sheqer

350 ml ujë

Përgatitja:

Rrahim të verdhat e vezëve me gjalpin dhe sheqerin pluhur derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. Sa më shumë të rrihen vezët me sheqerin dhe gjalpin aq më e mirë do të dalë ëmbëlsira. Pasi të kemi përfunduar me rrahjen shtojmë miellin e situr dhe sodën e bukës. E trazojmë mirë dhe e punojmë brumin për rreth 50 minuta.

Në një tavë shtrojmë letër pjekje dhe vendosim ëmbëlsirën të bërë në toptha rrumbullake dhe te shtypura pak me dorë. Në qendër sipas dëshirës mund t’i vendosim një bajame ose pak rrush të thatë. I vendosim gurabijet të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius. Pasi të marrin ngjyrë të kuqerremtë i lemë të ftohen dhe i sherbetosim me sherbetin e nxehtë.