‘Heq bluzën e bardhë’ rrëfehet mjekja: Pas divorcit zbulova...

26 Janar 2022, 19:22 | Përditesimi i fundit: 2022-01-27 07:05:12

 

Një jetë si nëpër film për mjekjen psikiatre ishte e vështirë të rrëfente në emisionin ’Pa Gjurnë’ në Report Tv dramën e jetës ndryshe nga ajo e pacientëve të saj. Nuk do të ishin njohur kurrë më parë edhe pse jetonin në të njëjtin qytet, deri ditën kur dy të rinjtë nga juglindja e Shqipërisë vendosën të vinin në Tiranë për të nisur studimet e larta. Ai student për inxhinieri informatike në vitin e dytë dhe ajo sapo kishte nisur srudimet në mjekësi, kur edhe u njohën në vitin 1999 krejt rastësisht. Kështu do të merrte hov dashuria mes tyre një lidhje që zgjati për disa muaj me radhë, derisa të vendosën të njiheshin familjarisht në dhjetor të po atij viti. Përballja e vajzës që do të ishte nusja e ardhshme e djalit nuk u prit mirë nga nëna e tij, kur kjo marrëdhënie pësoi krisjen e parë. 5 vite më pas vajza mbetet shtatzënë dhe këtu pëson një tjetër krisje marrëdhënia mes ciftit. Vjehrra kërkon që nusja ta ndërpriste këtë shtatzani duke u bërë kështu protektorja e pathyeshme për të gjitha ngjarjet që do të pasonin. Ndërhyrjet e vazhdueshme shkaktuan konflikt dhe konflikti degjenoroi në dhunën që bashkëshorti nisi ndaj gruas shtatzënë. Edhe pse një vajzë e shkolluar, për 41-vjecaren divorci ishte tabu. E rritur vetëm nga nëna, pas divorcit të prindërve, ajo nuk donte që kjo dramë e jetës të përsëritej edhe tek fëmija i saj. Me ardhjen në jetë të djalit në vitin 2006 cifti vazhdonte të kishte konflikte të vazhdueshme për të cilat shkaktarja ishte vjehrra. E reja merr djalin e mitur dhe kthehet në Tiranë aty ku jeton për katër vite me radhë. Me qëllimin për ta rikthyer në vendlindje ai tenton edhe një herë ribashkimin, duke e kërcënuar se nëse nuk do të pranonte do ti diqte shtëpinë. Kthimi i saj në vendlindje do të ishte hap tjetër drejt humnerës. Çifti u divorcuan në vitin 2019.