Këtë herë stafi i ’Pa gjurmë’ ka udhëtuar drejt fshatit Karkavec për t’u njohur nga afër me historinë e trishtë të familjes Elezi. Udhëtojmë nga Tirana drejt Librazhdit duke vijuar rrugën drejt fshatit të thellë, ku na pret fqinji i familjes Elezi. Nazmi Poci na udhëheq në këtë rrugë të gjatë të pashtruar drejt banesës dhe në oborr qjejmë kryefamiljarin Olsi Elezi. Pasi hyjmë brenda aty gjejmë edhe nënën që mban në prehër më të voglin nga 5 fëmijët e saj. Ajo vuan prej vitesh nga një sëmundje e rëndë, ndërsa me kokën e fashuar prej plagës dhe me sytë e mbushur në lot 37-vjecarja reflekton trishtim. Pak kohë më parë e motra i ofroi ndihmë që Miranda të bënte disa ndërhyrje në kokë, në Shkup të Maqedonisë së Veriut, por doktorët i thanë se ka nevojë edhe për një tjetër ndërhyrje më e vështirë, që kërkon një kosto më të lartë. Me një bashkëshort me probleme të shëndetit mendor dhe me 5 fëmijë të mitur, më e madhja 14 dhe më i vogli 4 vjeç, 37-vjeçarja e ka të pamundur të përballojë kostot e këtij operacioni. Të afërmit dhe fqinjët kanë qenë për ta mbështetja më e madhe, por kjo nuk ka mjaftuar. Përpos varfërisë ekstreme, fëmijët që po rrisin njëri-tjetrin, vuajnë jo vetëm sëmundjen e nënës, por edhe problemet e shëndetit mendor të babait, i cili hera herës bëhet edhe i dhunshëm. Në këtë banesë, të dëmtuar dhe me lagështi, prindërit bashkë me fëmijët kalojnë netët e ftohta të dimrit edhe pa ngrohje. Kjo familje nuk ka as kushtet minimale të jetësës, me një frigorifer bosh dhe asgjë në sofër, ndërsa Miranda tregon se prej 10 vitesh në banesë mungon edhe energjia elektrike. Me duart dhe trupin që i dridhet, sytë e mbushur me lot nga dhembja që e ka kapluar, Miranda bën apel për ndihmë.
Heq shaminë tregon plagën në kokë, rrëfimi drithërues i 37-vjeçares me kancer
Video të tjera
-
Sondazhi për prillin në Report Tv/ Votë e detyruar? 64.7% kundër! Pakt për të goditur SPAK? Qytetarët të ndarë
24 Prill, 22:33 -
Zgjedhjet në Maqedonine e Veriut, flet analisti Xhezairi: Ja kush fiton
24 Prill, 20:26 -
Rrefimi ekskluziv i Edi Ramës: Përgjigjet e mia për RAI, Metën, SPAK dhe Belerin (24 prill 2024)
24 Prill, 19:48 -
Protestat e Rithemelimit para bashkisë, Rama: Janë me sakëlldi të mëdha! E kanë futur veten në batak, nuk ia ka fajin kush
24 Prill, 19:29 -
Turi në Diasporë, Rama: Vota e emigrantëve, kur të sigurohen kushtet teknike
24 Prill, 19:05 -
La burrin dhe u zhduk në ’91, zbulohen gjurmët në SHBA/E motra pas 33 vitesh:Mos të ketë frikë nga…(24 prill 2024)
24 Prill, 19:04 -
PS kontrollon drejtësinë? Rama: Nëse donim, nuk e reformonim, Dumani njeri i ndershëm! Tregon çfarë i kërkoi kreut të SPAK
24 Prill, 18:57 -
'Kur hyra në politikë e pranova se jam i çmendur', Rama kujton fushatën e vitit 2000: Ju thosha se ju duhet një njeri anormal
24 Prill, 18:43 -
Rama: Himara kërkon paqe e jo sherr, nuk është ajo e agjendave destabilizuese dhe e fantazive nga jashtë
24 Prill, 18:42 -
Rama: Opozita bllok me fletë të ndarë kundër meje! Në 2025 rezultati do të jetë më i thellë në dëm të tyre
24 Prill, 18:39 -
Suksesi në turizëm, Rama: Do përshkallëzohet! Për fat të keq disa e kanë tmerr...
24 Prill, 18:38 -
Agaçi avokat i trafikantëve? Rama: Nuk di që avokatët në një sistem të së drejtës të mbrojnë shenjtorët
24 Prill, 18:35 -
Fredi Beleri dhe Greqia, Rama: S'negociojmë asgjë e me askënd, as brenda partisë e as mes partive e as me një shtet tjetër
24 Prill, 18:15 -
Mandati i Xhaçkës, Rama: Gjykata Kushtetuese nuk dha vendim për heqjen e mandatit, po ta bënte s’do diskutohej!
24 Prill, 18:10 -
Intervista ekskluzive/ Rrëfimi i kryeministrit Edi Rama, nga emisioni i RAI, akuzat ndaj të vëllait te mandati i Xhaçkës! Pas pak në Report TV
24 Prill, 17:02 -
'Nuk punoj kamarier', debat mes të ftuarve - Përballje (24 prill 2024)
24 Prill, 16:47 -
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 24 Prill 2024 – Receta/ Fuqia e erëzave nga Altin Joka/ Çelësi monumental në Shkodër
24 Prill, 16:03 -
Mbahen zgjedhjet presidenciale në Maqedonin e Veriut
24 Prill, 14:04 -
Çelësi gjigand 17 ton në mes të Shkodrës / Ja artisti që po sfidon legjendën e Rozafës
24 Prill, 13:17 -
Komisioni hetimor për Shëndetësinë, PS i përgjigjet Vokshit: S’po pengojmë kërkesat për informacion! Aty je ‘moderatore’, mos na impono opinionet tua
24 Prill, 12:40