Ishte shokuese shfaqja e një video ku nëna dhunon tre fëmijët e mitur. Çifti nga Burreli Valmir Barmeta Antoneta Hystuna u divorcuan dy javë më parë, pas 12 viteve martesë. Denoncimi u bë publik në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV nga 33-vjeçari, i cili kërkon të marr kujdestarinë e fëmijëve, pasi Gjykata më 8 shkurt të këtij viti ia la nënës. Ish-bashkëshorti akuzon për dhunë në familje ish-bashkëshorten duke vënë në dispozicion pamjet e rënda, ku 34-vjecarja qëllon me shkop vajzat e mitura. U divorcuam para dy javësh, sepse ajo nuk dëshironte të rrinte më me mua. 6 vitet e para shkuam mirë, pastaj filluan sherret. Dilte kur donte bënte çfarë donte. Nuk më pyeste më, më futi në burg se unë e rraha në shtëpi në prani të fëmijëve. Antoneta më denoncoi dhe bëra 8 muaj burg. Jam bërë pishman për atë veprim. Ajo i keqtrajton fëmijët, që unë të nxehem dhe të shkoj ta dhunoj prapë që të më fusi në burg. Përveç fëmijëve tanë, ajo dhunon edhe nipin e saj. Nuk ka probleme mendore, por e bën që të më provokojë. Kam dashur të ndërhyj, por kam pasur frikë se më fut në burg për një gjë të vogël që unë mund të bëja Përveç dhunës, Valmir akuzon ish-bashkëshorten edhe për tradhti. Ajo më ka tradhëtuar, sepse e kam kapur me një tjetër. Ende ka lidhje me atë person. Unë e fala tradhëtinë e saj, për shkak të njerëzve. Unë për gabimin tim burgun e bëra, por nuk mund të lejoj dot që ajo të keqtrajtojë fëmijët. Mora një shtëpi afër saj dhe vajzat vinin çdo natë te unë, pasi trembeshin nga frika se ajo i rrihte gjithnjë. Kemi folur me mesazhe më thotë merr fëmijët se nuk i mbaj asnjë sekondë. Më kërcënon se do më hapë telashe do më fusë sërish në burg. Moderatorja Odeta Dume zhvilloi një komunikim live me nënën e tri vajzave Antonetën. Ajo pranoi se fëmijët i ka dhunuar dhe këtë e ka bërë në shenjë hakmarrje, pasi burri iku me një tjetër grua. Odeta Dume: Ish-burri juaj është këtu dhe na ka sjellë video që ju dhunoni fëmijët. Çfarë ka ndodhur me ju ? Pse i dhunoni fëmijët tuaj? Antoneta Hystuna: Pyet atë që iku me një grua tjetër dhe i la fëmijët rrugëve. Ajo video është montazh nuk është reale. Pyete kur është bërë video. Unë kam kaluar depresion dhe kam problemet e mia. Kam halle kam strese. Jam nënë me 3 fëmijë të braktisur. Ai më ka dhunuar mua. Ai e ka bërë këtë video që të më fusë mua brenda. Fëmijët i dhunoj se dhe unë kam hallet e mia dhe problemet e mia. Nëse ai i do unë ja jap të treja vajzat. Gjatë transmetimit live, për situatën e çiftit nga Burreli foli edhe nëna e 33-vjeçarit, e cila tha se ish-nusja përveç fëmijëve rrihte edhe atë si dhe ish-kunatën e saj, me sende të forta. Adivie Barmeta: Ajo na ka rrahur të gjithëve ne, na ka dhunuar me sende të forta. Djali im sikur ka jetuar me helmin, jo me një grua të hajrit. Na ka rrahur të gjithëve me shkop. Edhe vajzën time e ka rrahur kur ka qenë beqare në shtëpi.
‘Heshtja kur nusja fliste me të dashurin, na dhunonte të gjithëve në familje’
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Zhdukja e permetarit, i vëllai tregon detajet: Shokët nuk na treguan asgjë, dyshojmë se…
23 Korrik, 18:30 -
U largua me të dashurin pa lënë adresë/Motra: E dimë ku ndodhet,por s’dimë pse nuk na flet
22 Korrik, 20:06 -
Pa Gjurme-‘E vodhën duke e mashtruar, vëllai më pas u zhduk’/ Dëshmitari flet LIVE, zbulohet… (19.07.2024)
19 Korrik, 18:33 -
Pa Gjurme-‘Më kërkoi ndihmë,s’dinte se ku ndodhej’/Familja merr dëshminë e parë:E takova dhe më tha…(18.07.2024)
18 Korrik, 19:05 -
Pa Gjurme-Abuzimi ndaj 24 vjeçares,PËRBALLJA me kushëririn/E reja zbulon emrin,nëna shpërthen në lot (17.07.2024)
17 Korrik, 20:02 -
Pa Gjurme- Në kërkim të Fran Markut, misteri i zhdukjes së 38-vjeçarit nga Shkodra (16.07.2024)
16 Korrik, 19:18 -
Pa Gjurme-E trishtë/Një endërr e prerë gjysëm,flet 23-vjeçari:Nuk e harroj, hapa sytë dhe mësova se… (15.07.2024)
15 Korrik, 18:53 -
Në burg për përdhunimin e të resë, fëmijët e 63-vjeçarit kërkojnë drejtësi:Të bëhet ADN-ja
12 Korrik, 18:28 -
1 vit pas zhd*kjes, i riu hap telefonin/ Familja: Një femër u pergjigj, mësuam se…
11 Korrik, 18:54 -
Zbulohen gjurmët në Spanjë 1 vit pas zhdukjes së të riut/VIDEO E PLOTË E DËSHMITARIT
10 Korrik, 18:41 -
I martuar, italiani dashurohet me shqiptaren/ Mbesa: Kërkoj ‘pengun’ e gjyshit në Shqipëri
9 Korrik, 18:20 -
Këngëtari beratas zhd*ket pas divorcit,i vëllai: Fëmijët e kishin lënë në rrugë,dyshoj se…
8 Korrik, 18:53 -
Pa Gjurme-Djemtë s’i duan, kërkojnë largimin e prindërve/Të moshuarit: Prania jonë i shqetëson ndaj…
5 Korrik, 19:53 -
Pa Gjurme-Zhdukja e këngëtarit Renato Hamza/Dyshimet mbi vr*sjen, flet nëna:Trupi është varr pa emër (04.07.2024)
4 Korrik, 19:12 -
Pa Gjurme- Zhdukja e 26-vjeçarit nga Korça, flet vëllai: Më telefonuan anonim, kemi frikë se… (03.07.2024)
3 Korrik, 19:18 -
Pa Gjurme- Ëndrra për t’u bërë prindër, çifti nga Durrësi: Mjekët na zhytën në borxhe nuk dorëzohemi (02.07.2024)
2 Korrik, 19:59 -
Gruaja e braktisi për një tjetër, zhduket burri/Prek babai: Më la porosi tre fëmijët dhe…
28 Qershor, 18:49 -
Skandali te Onkologjiku, shpërthejnë qytetarët/Nëna: Djali 23 vjeç me tumor, më thanë ik…
27 Qershor, 18:55 -
U gjet i pajetë me tatuazhin ‘Korça’ në Belgjikë, thirrje për identifikimit e shqiptarit në 'Pa Gjurmë’! Mister shkaqet e vdekjes, dyshohet se familja ndodhet në Shqipëri
25 Qershor, 18:33 -
E dënuan 15 vite burg në mungesë, babai mesazh djalit të zhdukur: Ke fituar lirinë
24 Qershor, 19:11