Ajo ka udhëtuar e vetme në 40 vende të botës, duke provuar ushqime nga më të larmishmet, Ingrid Xhaja të udhëtuarin dhe shijuarin e ushqimeve tradicionale, e ka më shumë se pasion... E konsideruar nga miqtë si një udhëtare vetmitare, pasi udhëton krejtësisht vetëm, Ingrid praktikisht ka marrë hartën e botës duke shënuar me lapustil vendet ku ende nuk ka qenë.
Me profesion Ingridi është eksperte komunikimi, ndërsa sot e gjejmë si drejtuese e një biznesi të vogël të ndërtuar me shumë dashuri, frymëzuar nga udhëtimet e saj të largëta. Të udhëtuarit e vetme në shumë vende të Azisë ka shërbyer si një frymëzim i veçantë që do të materializohej në një drejtim komplet ndryshe profesional, krijimin e tortave dhe ëmbëlsirave shumë të veçanta. Udhëtimet e saj përfshijnë një pjesë të mirë të vendeve të Asizë Juglindore për të cilën Ingrid thotë që e ka dobësi të veçantë duke përfshirë, Tajlandën, Vietnamin, Indonezinë, Malajzinë, Singaporin. Dashuria e saj Aziatike mbetet Japonia, udhëtim nga i cili ka përftuar shumë edhe në aspektin profesional, Evropa e vjetër mbetet gjithmonë zbulim për të dhe së fundmi ka nisur të ketë një kureshtje të veçantë për Amerikën.