Historia frymëzuese e nënës që u kujdes për dy fëmijë prematurë

19 Nëntor 2020, 11:38 | Përditesimi i fundit: 2020-11-19 11:39:28

Nënat janë heroina dhe këtë e tregon historia e kësaj gruaje, e cila është kujdesur për dy fëmijë prematurë. Në një intervistë në ‘’ Rreze dielli’’ Erinda Myqelefi, tregoi historinë e saj se si e përballoi lindjen e dy fëmijëve premature, për të nuk ka qenë aspak e lehtë, por ndjesia e nënës ka mundur çdo lodhje dhe mendim negative për t’u kujdesur dhe mbajtur në jetë fëmijët e saj:

‘’ Kisha shumë pak orë që kisha dal nga salla e operacionit dhe ngrihem edhe them dua të shikoj fëmijën tim. As vet nuk e di ku e kam gjetur fuqinë të ngjis shkallët me 4-5 orë operacion, dhe të shkojë drejt inkubatorit, ku gjendeshe fëmija im i intubuar brenda një inkubatori, me kaskë në kokë, dhe aty realisht kam humbur ndjenjat sepse nuk e kisha imagjniuar kurrë që fëmija ime do të gjendej përballë asaj situate’’ shprehet ajo.